“Përjashtimi i 4 deputetëve të PD, akt qesharak”- Artan Fuga: Më shqetësuese është nëse kjo pranohet nga Kuvendi

Shqipëria

“Përjashtimi i 4 deputetëve të PD, akt qesharak”- Artan Fuga: Më shqetësuese është nëse kjo pranohet nga Kuvendi

Më: 13 janar 2023 Në ora: 18:22
Akademiku dhe profesori Artan Fuga

Akademiku dhe profesori Artan Fuga e konsideron si akt qesharak vendimin e Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetë demokrat nga Grupi Parlamentar i PD. Po ashtu ai u shpreh se vetë akti nuk është më shqetësuesi, por pranimi i kësaj ngjarjeje nga Kuvendi.

Më këtë akt shprehet Fuga, tregohet sesi politika është bllokuar për të shprehur vullnetin qytetar.

“Unë dua të kujtoj që prej kohësh që askush të mos ketë iluzionin që deputetët e PD të bashkohen. Janë dy gjera antikushtetuese dhe përbëjnë një shkelje të rëndë për të ndaluar opozitën për tu shprehur. Diferencohen deputetët, kjo shkon në kundërshtim flagrant. Së dyti, përjashtimi nga Alibeaj ndaj këtyre deputetëve e tjerë është veprim qesharak dhe tregon sesi politika është bllokuar për të shprehur vullnetin qytetar. Që të vërtetosh që një deputet ka ushtruar dhunë, duhet të kryhet nga drejtësia.

Për çdo shqiptar pavarësisht krahut politik, është një akt qesharak. Kur them që është qesharak nuk ka vlerë të them se ishte për justifikim apo jo. Ndërmarrja e aktit nuk më shqetëson, por ajo se si mund të pranohet kjo gjë nga Kuvendi. Një deputet në bazë të Kushtetutës nuk mban përgjegjësi për aktet që bën, por si mund të pranohet.

Vendimi për përjashtim është i pa konceptueshëm nga Kushtetuta. Dhuna është kryer nga të gjithë aktorët e partisë politike, ose pranuar. Akti është qesharak”, u shpreh Fuga për Neës24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat