Ilir Meta: Ja tre bashkitë e mëdha ku opozita do të fitojë zgjedhjet më 14 maj

Shqipëria

Ilir Meta: Ja tre bashkitë e mëdha ku opozita do të fitojë zgjedhjet më 14 maj

Më: 13 janar 2023 Në ora: 22:05
Ilir Meta

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë është i bindur se opozita do të fitojë në tre bashkitë më të mëdha, Tiranën me kandidat Belind Këlliçin, Elbasani me Luçiano Boçin  dhe Durrësi me Igli Carën.

Sipas kreut të PL-së, këta janë kandidatë të padiskutueshëm, të rinj në këtë drejtim dhe mbi të gjitha superiorë.

Pyetje: Tiranë, Elbasan, Durrës cilën prej këtyre bashkive mund të fitojë opozita?

Meta: Të treja. Dëshira nuk ka fund, por absolutisht të treja dhe të tre janë kandidatët të padiskutueshëm dhe superiorë që kandidojnë për hërë të parë në këtë pozitë.

“Të gjithë e dinë që situata në Shqipërie është katastreofike për 80% të qytetarëve. Polarizimi është rritur në mënyrë të tejskajshme Skandalet janë duke u mbivendosur me një shpejtësi të frikshme. Këtë e ndryshon vetëm një llogaridhënie”, tha më tej Ilir Meta, duke theksuar se 15 maji do të jetë një ditë më e mirë se 14 maji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat