Ambasada e SHBA: Vendet evropiane, përfshirë Shqipërinë, po bëjnë ç’munden për të ndihmuar në pritjen e refugjatëve

Shqipëria

Ambasada e SHBA: Vendet evropiane, përfshirë Shqipërinë, po bëjnë ç’munden për të ndihmuar në pritjen e refugjatëve

Më: 14 janar 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Ambasada e SHBA -ve në vendin tonë thotë se vendet e evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë po bëjnë ç’munden për të ndihmuar në mbështetjen dhe pritjen e refugjatëve që ikin nga Ukraina si pasojë e luftës.

Me anë të një statusi në Facebook, ambasada thekson se që nga fillimi i luftës UNHCR ka raportuar se janë larguar 5 mln refugjatë, ndërsa deri në mars të këtij viti pritet të largohen edhe 2 milionë të tjerë.

“Që nga fillimi i luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës shkurtin e kaluar, Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka raportuar se të paktën pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina dhe priten deri në dy milionë të tjerë deri në mars 2023.

Vendet evropiane, përfshirë Shqipërinë, po bëjnë ç’munden për të ndihmuar në mbështetjen dhe pritjen e refugjatëve, siç tregohet në imazhin e mëposhtëm”, shkruan ambasada e SHBA-ve ne vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat