Alimehmeti: Shëndetësia falas dështim që në origjinë, qeveria duhet të ketë plane rezervë në mjekësi

Shqipëria

Alimehmeti: Shëndetësia falas dështim që në origjinë, qeveria duhet të ketë plane rezervë në mjekësi

Më: 14 janar 2023 Në ora: 22:31
Ilir Alimehmeti

Ilir Alimehmeti në një intervistë në RTV Ora tha se “Fjala shëndetësi falas ka qenë një dështim që në origjinë, që kur u tha”.

Sipas tij dhe pse “Ne themi shëndeti i pari” sipas tij “kur vjen puna për investime dhe për tu marrë me të shteti, nuk del kurrë i pari”.  

Alimehmeti thotë se “Mjekësia është diçka emergjente ku duhet të ndërhysh shpejt” ndaj dhe qeveria duhet të ketë plane rezervë.

Ilir Alimehmeti: Shëndetësia është një lloj misioni. Sfidat janë madhore. Elementi kyç është pacienti. Fjala shëndetësi falas ka qenë një dështim që në origjinë, që kur u tha. Nuk ekziston në asnjë vend të botës shëndetësi falas. Shëndetësia paguhet në një mënyrë ose tjetër, se paguhet nga buxheti i shtetit. Mashtrimi masiv ekziston. Shëndetësia është një degë që harxhon. Ne themi shëndeti i pari, por kur vjen puna për investime dhe për tu marrë me të shteti, nuk del kurrë i pari.  

"Së pari duhet të kesh një planifikim. Pra çfarë duhet, ku duhet të shkojmë, dhe çfarë nuk duhet të mungojë. Së dyti duhet të kesh një plan rezervë, aparaturat mund të prishen. Mjekësia është diçka emergjente ku duhet të ndërhysh shpejt, ka njerëz që vuajnë. Është problem i madh të mos reagosh ndaj situatave. Kjo nuk është e pranueshme."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat