Shpërthen në flakë makina në Berat, dyshimet e para

Shqipëria

Shpërthen në flakë makina në Berat, dyshimet e para

Më: 15 janar 2023 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakën këtë pasdite në lagjen “Kala” në Berat.

Bëhet me dije se mjeti tip Pezho, me pronar shtetasin Stafano Bodo, ishte parkuar i parkuar kur u përfshi nga flakët.

Sipas raportimeve mësohet se drejt Kalasë së qytetit janbë nisur menjëherë 4 mjete të Repartit të Zjarrëfikësve Berat. Gjithashtu bëhet me dije se rreth këtij mjeti kishte edhe makina të tjera të parkuara por edhe për shkak të afërsisë së mjetit drejt banesave.

Si rezultat i ndërhyrjes së zjarrëfikësve, u bë i mundur lokalizimi i shpejtë i flakëve dhe shuarja e zjarrit duke shmangur në këtë mënyrë përhapjen e flakëve drejt mjeteve të tjera dhe banesave përreth.

Si rezultat i zjarrit është shkrumbuar tërësisht pjesa e përparme e makinës, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Grupi hetimor është duke kryer edhe veprimet hetimore në vendngjarje, për të zbuluar shkaqet e zjarrit, që mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat