Lejuan prerjen e paligjshme të pyjeve, pezullohen nga detyra dy drejtuesit e policisë!

Shqipëria

Lejuan prerjen e paligjshme të pyjeve, pezullohen nga detyra dy drejtuesit e policisë!

Më: 16 janar 2023 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Dy drejtues policie të komisariatit të Devollit janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Panorama Tv mëson se nga detyra janë pezulluar shefi i komisariatit, me iniciale B.P. dhe shefi i rendit me iniciale A.B.

Dyshohet se ata kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyeje dhe shitjen e lëndës drusore.

Ata kanë qenë në përgjim përreth 3 muaj nga ana e Prokurorisë së Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat