Meteorologët paralajmërojnë përkeqësim të motit në orët në vijim, Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve

Shqipëria

Meteorologët paralajmërojnë përkeqësim të motit në orët në vijim, Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve

Më: 16 janar 2023 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Në orët në vijim vendi ynë pritet të përfshihet nga reshje të shumta shiu. Bashkia e Vlorës i ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.

Në njoftimin për mediat, i kërkohet qytetarëve që për çdo nevojë urgjente të kontaktojë me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime.

Njoftimi i Bashkisë së Vlorës

Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.

Reshjet e shiut do të intensifikohen në  vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.

Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë  të jemi të kujdesshëm!  Për çdo nevojë urgjente  kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime.

Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat