Rama flet në Davos për sulmet kibernetike: Po ndërtojmë muret mbrojtës me aleatët

Shqipëria

Rama flet në Davos për sulmet kibernetike: Po ndërtojmë muret mbrojtës me aleatët

Më: 17 janar 2023 Në ora: 18:02
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në forumin e Davosit për sulmet kibernetike.

Rama theksoi se sulmi i sponsorizuar nga Irani u përballua me bashkëpunimin me Microsoft dhe FBI amerikane.

“E përballuam në koalicion me aleatët, po ndërtojmë muret mbrojtës ndaj sulmit kibernetik. Për rikuperimin u deshën disa javë”, tha Rama.

Të pranishëm në këtë forum ishin dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb Aleksandër Vuqiç dhe ai i Maqedonisë Stevo Pendarovski të cilët do të flasin për përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe do të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë./tvklan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat