Lëvizja e Salianjit dhe “tkurrja” e PD, Collaku: Lëvizje që mund të krijojë ndarje të re

Shqipëria

Lëvizja e Salianjit dhe “tkurrja” e PD, Collaku: Lëvizje që mund të krijojë ndarje të re

Më: 17 janar 2023 Në ora: 19:06
Kreshnik Çollaku

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një lidhje live me studion e ABC News, foli edhe për lëvizjen e Ervin Salianjit dhe për dorëheqjet e shumta në PD.

Collaku tha se lëvizje të tilla janë legjitime, por që nuk i shërben bashkimit të partisë, përkundrazi, për mënyrën se si po realizohet mund të krijojë një ndarje të re. Sa i përket dorëheqjeve të deputetëve ai tha se PD është në momentin e saj më dramatik.“Që Salianji të ketë ambicie është legjitime. Ajo që më la mua një shije jo të mirë, është se unë s’kisha dijeni, e mora vesh nga mediat, po ashtu edhe disa kolegët e mi. Të përpiqesh të bësh këtë lëvizje nën sloganin “për të bashkuar grupin parlamentar”, kur pjesa më e madhe nuk e dinin, më duket si një komplot për të rrëzuar Alibeajn.

Kjo histori më ngjan një komplot pushteti, por nuk garanton bashkimin e grupit, pasi duhet të mblidhemi të gjithë.

Mua nuk më ndajnë emra individësh, por çështje që në parim mendoj ndryshe. Kjo lëvizje mund të krijojë një ndarje të re dhe jo bashkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat