Tentoi të trafikonte mbi 10 kg drogë drejt Francës, kapet në kufirin serbo-hungarez shqiptari

Shqipëria

Tentoi të trafikonte mbi 10 kg drogë drejt Francës, kapet në kufirin serbo-hungarez shqiptari

Më: 17 janar 2023 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar është arrestuar në kufirin serbo-hungarez pasi është kapur duke tentuar të kalojë mbi 10 kilogramë heroinë, kodeinë dhe morfinë.

Sipas mediave hungareze qëllimi i shqiptarit ishte të trafikonte drogërat e nisura nga Shqipëria deri në Francë.

Sakaq, ai akuzohet për veprën e trafikimit të narkotikëve.

Ndërsa pritet të njihet me vendimin e gjykatës në lidhje me masën që do merret ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat