Sistemi kamerave në Shkodër, eksperti i kriminalistikës: Bandat u frymëzuan nga bosi i mafies italiane

Shqipëria

Sistemi kamerave në Shkodër, eksperti i kriminalistikës: Bandat u frymëzuan nga bosi i mafies italiane

Më: 19 janar 2023 Në ora: 06:47
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar mbrëmjen e sotme se strategjia e bosit të mafies italiane Mateo Mesina Denaros që u arrestua pak ditë më parë është aplikuar edhe në Shqipëri.

Në një emisionin në Tch, ai deklaroi se vendosja e kamerave është shpikur fillimisht nga Denaro 20 vite më parë për të ngritur një sistem kontroll për vjeljen e gjobave nga biznesi.

“Këto ditë unë kam parë që janë hequr disa kamera sigurie në zonën e Shkodrës që janë për krimin e organizuar që nuk janë vetëm për të ruajtur nëse u vjen policia në zonë, por janë për të ruajtur bizneset kuata marrin gjobën.

Kjo është një histori e shpikur nga Mateo Mesina Denaro, e para 20 viteve ku kontrollohej se si merreshin gjobat nga bizneset. Kjo na largon në kuptimin e kriminalitetit por na afron shumë për modelin që ne kemi ndjekur sepse duam apo s’duam ne grupet kriminale në Shqipëri i ka rritur mafia italiane. Sot paraqitet një tjetër nivel që ne njohim para 20 vitesh”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat