“I bindur për kandidaturën e opozitës në Kurbin”/ Meta: Ndryshimi më 14 maj është i sigurt dhe triumfues

Shqipëria

“I bindur për kandidaturën e opozitës në Kurbin”/ Meta: Ndryshimi më 14 maj është i sigurt dhe triumfues

Më: 21 janar 2023 Në ora: 18:46
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar demokratët e qytetit të Kurbinit për 32-vjetorin e themelimit të degës së PD-së.

Në një postim në Facebook, Meta shprehet i bindur se kandidatura e Behar Haxhiut si kryebashkiak i Kurbinit, është e duhura për të siguruar fitoren.

Postimi i Ilir Metës:

Urimet më të përzemërta për demokratët e Kurbinit në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Demokratike.

I bindur se me kandidaturën e z.Behar Haxhiu si Kryebashkiak i Kurbinit në 14 Maj, Ndryshimi është i sigurt dhe triumfues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat