Dëbora në Rrugën e Arbrit, 200 mjete të bllokuara

Shqipëria

Dëbora në Rrugën e Arbrit, 200 mjete të bllokuara

Më: 21 janar 2023 Në ora: 20:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth 200 mjete kanë mbetur të bllokuara në Qafën e Murrizit që nga ora 2:30 e drekës.

Mes tyre janë dhjetëra furgonë pasagjerësh, autovetura dhe disa kamionë ushtrie.

Tre borëpastruese të kompanisë po punojnë për hapjen dhe kriposjen e rrugës, por reshjet me intensitet dhe era e fortë sjell borë në trupin e rrugës.

Edhe pse kalojnë borëpastrueset, mjetet e vogla me goma verore dhe pa zinxhirë bllokojnë sërish rrigën duke bërë që autokolona të lëvizë shumë pak. Policia ka devijuar trafikun në rrugën e vjetër, nga Klosi drejt Burrelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat