Reshjet e dëborës në Rrugën e Arbrit, Rrugorja shton masat

Shqipëria

Reshjet e dëborës në Rrugën e Arbrit, Rrugorja shton masat

Më: 21 janar 2023 Në ora: 23:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshjet e dëborës gjatë ditës së sotme ka shkaktuar mjaft probleme në Rrugën e Arbrit. Gati 200 makina kanë mbetur të bllokuara për orë të tëra.

Sipas njoftimit të policisë shkak është bërë edhe lëvizja me goma verore nga automjetet që kryesisht lëviznin nga Tirana.

Në orët e pasdites policia u detyrua të devijonte trafikun duke e përdorur rrugën e dytësore.

Gjatë natës së sotme, reshjet e dëborës vazhdojnë, ndërsa Policia Rrugore dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarre masa shtesë për të shmangur aksidentet rrugore.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Masa të shtuara gjatë natës në rrugën e Arbrit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si pasojë e motit të keq në vendin e quajtur Qafë-Murrizë, ku në intervale të shkurtra kohore bien reshje dëbore, Policia Rrugore ka shtuar masat e saj duke koordinuar veprimet ndërmjet Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Patrullat e Policisë janë në lëvizje të koordinuara dhe me Patrullat e Përgjithshme, duke ndaluar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me vëmendje të shtuar në Bypass.

Duke u nisur nga fakti që gjatë natës temperaturat ulen ndjeshëm dhe mund të krijohen shtresa akulli, Policia Rrugore apelon dhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugën e Arbrit, të tregojnë kujdes në Bypass dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë,  të cilët janë në patrullim përgjatë gjithë aksit rrugor për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.

Ndërkohë firma kontraktore ka tre borëpastruese të cilat vijojnë punën duke e mbajtur të hapur aksin rrugor.

Në rast nevoje për ndihnë, telefononi në nr 112.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat