Shpërthimi me tritol pak pas mesnate në Tiranë, flet fqinji i Demir Carës: Kishte një vit që jetonte këtu, nuk ishte problematik

Shqipëria

Shpërthimi me tritol pak pas mesnate në Tiranë, flet fqinji i Demir Carës: Kishte një vit që jetonte këtu, nuk ishte problematik

Më: 22 janar 2023 Në ora: 14:15
Fqinji i Demir Carës

Fqinji i Demir Carës, të riut që iu vendos tritol pak pas mesnatës në verandën e shtëpisë që kishte marrë me qira në rrugën “Ndoc Martini” në kryeqytet, deklaroi se i riu nuk ishte njeri problematik.

Për mediat, ai u shpreh se Demir Cara jetonte në banesën me qira prej një viti. Sipas tij, i riu punonte në ndërtim, dhe nuk ishte njeri që kishte shfaqur probleme.

“Janë sjellë shumë mirë, se di që kanë probleme, çuni punon në ndërtim ndërsa të tjerët janë në pension, nuk kanë pasur asnjë lloj problemi. Këtu ka 25 vjet që banon s’ka pasur probleme ndonjëherë. I zoti i shtëpisë ka 25 vjet këtu, ndërsa qiranxhinjtë ka një vit, po janë njerëz të mirë, të rregull, se di që kanë probleme”, tha fqinji i Carës.

Shpërthimi ndodhi pak pas mesnatës së sotme në një banesë në Tiranë. Bëhet fjalë për një kallëp me rreth 30 gramë tritol që është hedhur në verandën e banesës që ishte marrë me qira nga 34-vjeçari Demir Cara.

Shpërthimi ka shkaktuar thyerje të xhamave në banesë dhe dëme të tjera, të vogla materiale. Policia tani po heton për të konflikte të mundshme të Carës apo pronarit të banesës që ai kishte marrë me qira. Aktualisht policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes si dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat