Ndërprerje energjie në fshatin Kutë të Mallakastrës, lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin në kuota normale

Shqipëria

Ndërprerje energjie në fshatin Kutë të Mallakastrës, lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin në kuota normale

Më: 23 janar 2023 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Situata në territorin e qarkut Fier  është e qetë. Nga struktura vendore të MC, nuk kemi raportime për situata problematike.

Gjatë natës ka patur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por pa shkaktuar kufizime në lëvizje apo akses në marrjen e shërbimeve .

Më konkretisht situata rezulton si vijon :

1️⃣- Furnizime me ujë të pijshëm nuk ka problem.

2️⃣- Akset  rrugore, rurale dhe nacionale janë

të kalueshme normalisht.

3️⃣- Hidrovoret janë në gatishmëri të plotë pune.

4️⃣- Niveli i ujit në lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4 m.

5️⃣-Prezence uji në toka bujqësore nuk ka.

6️⃣- Kemi ndërprerje të energjisë elektrike, në Fshatin Kutë, Njësinë Administrative Fratar, bashkia Mallakastër. Grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e defekteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat