Situata në vend/ Përmbytje në Shkodër, rrëshqitje dherash në Durrës! Ndërprerje energjie në Korçë dhe Fier

Shqipëria

Situata në vend/ Përmbytje në Shkodër, rrëshqitje dherash në Durrës! Ndërprerje energjie në Korçë dhe Fier

Më: 23 janar 2023 Në ora: 11:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Vendi ynë po përballet me probleme, pas reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.

15 shtëpi janë në ujë në Obot të Shkodrës, disa fshatra në Fier dhe Lezhë po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, kurse në rruga e Currilave në Durrës ka rrëshqitje të dherave, duke sjellë bllokim të rrugës.

Shkodër

15 shtëpi janë në ujë në Obot të Shkodrës, pas reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit. Aktualisht janë 1400 hektarë tokë e përmbytur, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, ka rënie me 15cm me orën 18.00 të një dite më parë. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, edhe pse ka rënie të nivelit prej 40 cm.

Niveli i lumit Drin shënon kuotën 5.85, ka rënie  me 45 cm, në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 7.50 m.Niveli i Liqenit shënon 8.40 m, ndërsa ka rënie  prej 10 cm, në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m.

Lezhë

Në fshatin Kutë të Mallakastrës ka ndërprerje të energjisë elektrike pas reshjeve të dendura të shiut. Situata në territorin e qarkut Fier aktualisht është e qetë dhe nga struktura vendore të MC nuk kemi raportime për situata problematike.

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por pa shkaktuar kufizime në lëvizje apo akses në marrjen e shërbimeve .

Furnizimi me ujë të pijshëm nuk ka probleme. Akset  rrugore, rurale dhe nacionale janë të kalueshme normalisht. Hidrovoret janë në gatishmëri të plotë pune. Niveli i ujit në lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4 m.

Durrës

Reshjet intensive të shiut gjatë natës së kaluar kanë rikthyer rrëshqitjet e dherave në kodrën e Currilave në Durrës. Shërbimet e ndërmarrjes po punojnë për zhbllokimin e këtij aksi rrugor dhe kthimin në normalitet të lëvizjes përgjatë tij. Dherat kanë mbuluar një pjesë të rrugës, duke shkaktuar edhe trafik për automjetet që ndërmarrin atë aks. Gjithashtu dherat kanë dëmtuar edhe murin e një prej ndërtesave që ndodhet në anën e kodrës.

Fier

Në fshatin Kutë të Mallakastrës ka ndërprerje të energjisë elektrike pas reshjeve të dendura të shiut. Situata në territorin e qarkut Fier aktualisht është e qetë dhe nga struktura vendore të MC nuk kemi raportime për situata problematike. Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por pa shkaktuar kufizime në lëvizje apo akses në marrjen e shërbimeve .

Furnizimi me ujë të pijshëm nuk ka probleme. Akset  rrugore, rurale dhe nacionale janë të kalueshme normalisht. Hidrovoret janë në gatishmëri të plotë pune. Niveli i ujit në lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4 m.

Korçë

Në qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore
me intesitet mesatar. Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +1300 m, rruga e Dardhës km 9-km 12, trashësia deri 10 cm. Në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore gjatë kësaj periudhe. Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtjen e rrugëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat