Kryeministri Rama: Mësuesit e kanë marrë ‘Pakon e Madhe’

Shqipëria

Kryeministri Rama: Mësuesit e kanë marrë ‘Pakon e Madhe’

Më: 24 janar 2023 Në ora: 10:28
Mësuesit në takim me Ramën

Kryeministri i vendit, Edi Rama bën me dije se mësuesit e kanë marrë “Pakon e Madhe” të caktuar nga qeveria. Me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Rama thotë se ky hap është një mbështetje plus për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve, të ndikuar nga inflacioni i luftës në Ukrainë.

“Edhe mësuesit e kanë marrë Pakon e Madhe, si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre gjatë këtij dimri të vështirë”, shkruan Rama.

Krahas shkrimi të mësipërm, Rama ka ndarë një video, në të cilën është protagoniste një mësuese informatike. Ajo thotë se ndihma e qeverisë.“Unë jam Ana, një mësuese e re e punësuar nga portali “Mësues për Shqipërinë”. Prej 1 viti jam mësuese e profilit Informatikë. Mund të them padyshim që jo vetëm nxënësit, por edhe në mësuesit jemi të motivuar nga këto kushte. Pakoja e madhe e ofruar për ne mësuesit na e lehtëson përballimin e situatës ekonomike për mua dhe kolegët e mi”,  shprehet mësuesja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat