“Gati shorti për prokurorin”/ Provat e reja për ’21 Janarin’, SPAK reagon për herë të parë pas kallëzimit: Ja procedura

Shqipëria

“Gati shorti për prokurorin”/ Provat e reja për ’21 Janarin’, SPAK reagon për herë të parë pas kallëzimit: Ja procedura

Më: 24 janar 2023 Në ora: 15:59
SPAK

SPAK në një përgjigje të dhënë për Euronews Albania ka bërë me dije se kallëzimi i bërë ditën e djeshme nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja do i nënshtrohet procedurës së shortit kush prokuror do të merret me çështjen.

Në përgjigje kuptohet se do të verifikohet nëse ka elementë për kryerjen e veprave penale të pretenduara.

“Në Sekretarinë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është protokolluar në datën 23.01.2023, kallëzimi i Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, në lidhje me ngjarjet e dates 21.01.2011.

Ky kallëzim do t’i nënshtrohet procedurës së shortit dhe do të trajtohet në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale”- thuhet në përgjigjen e SPAK për Euronews Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat