Shqipëria mbi 16 marrëveshje për njohjen e pensioneve! Hado: Vijojnë diskutimet me Greqinë

Shqipëria

Shqipëria mbi 16 marrëveshje për njohjen e pensioneve! Hado: Vijojnë diskutimet me Greqinë

Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:02
Pensionistet

Gjatë vitit 2022 Shqipëria ka finalizuar me sukses marrëveshje për njohjen e pensioneve të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, sikurse dhe për të huajt që jetojnë në Shqipëri. Sipas kreut të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, deri më tani janë kryer mbi 16 marrëveshje të tilla.

Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore: Diku te 16-17 marrëveshje që janë negociuar, ose janë në proces negocimi, nga të cilat rreth 11kanë hyrë në fuqi e janë duke u zbatuar aktualisht. Ne kemi përfunduar marrëveshjen me Bullgarinë, më Rumaninë, me Zvicrën është miratuar është negociuar edhe nga parlamenti respektiv dhe po pritet koha e shkëmbimeve diplomatike që të hyjë në fuqi. Është përfunduar marrëveshja me Kroacinë, jemi në proces me Malin e zi, me Itali e kemi përfunduar marrëveshjen dhe jemi në pritje që pala italiane ta nënshkruaj.

Sipas Hados edhe sa i përket njohjes reciproke të kontributeve me Greqinë janë zhvilluar takime dhe do vijojnë sërish deri në arritjen e një marrëveshje

Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore: Njëkohësisht jemi në tratativa me Greqinë për të filluar negociatat kemi bërë një takim teknik, jo negocim, po teknik, me palën greke për të parë përafrimet që kemi dhe mundësitë për të arritur në një marrëveshje, kemi edhe një takim tjetër teknik, besoj nga muaji mars që të shikojmë edhe njëherë se çfarë mundësish kemi.

Qeveria shqiptare brenda këtij viti do të nise negociatat për njohjen e pensioneve edhe me Serbinë, Spanjën, Francën, Izraelin dhe vendet skandinave, ku përfitues do të jenë mijëra shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat