Kamerat e montuara ilegalisht, eksperti i sigurisë: Atë që duhet ta bënte policia, e bënë grupet kriminale!

Shqipëria

Kamerat e montuara ilegalisht, eksperti i sigurisë: Atë që duhet ta bënte policia, e bënë grupet kriminale!

Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Eksperti i sigurisë, Pëllumb Nako, është shprehur se atë që nuk e bëri dot policia për vendosjen e kamerave, po e bëjnë grupet kriminale.

Nako tha se aksioni ka për qëllim zhdukjen e paligjshmërisë, duke shtuar se ky operacion duhet të rishikohet në tërësi.

“Atë që duhet të bënte policia për fat të keq e bëjnë grupet kriminale. Ligji i vitit 2016 lidhet me masat shtesë të sigurisë, pra identifikohen zonat më problematike dhe aty vendosen kamera”, tha ndër të tjera eksperti i Sigurisë.

Komentet ai i bëri gjatë një interviste për Neës 24, ku sëbashku me zëdhënësin e Policisë, Gent Mullai, folën për operacionin “Fijet” dhe çmontimin e kamerave të vendosura në qytete të ndryshme në vend, nga grupet kriminale.

Nga ana tjetër Mullaj theksoi se gjithashtu janë sekuestruar edhe serverat e kamerave, përkatësisht në Tiranë, në Durrës, në Vlorë, në Fier, Korçë, Gjirokastër, Dibër.

Ai shton se akuza që rëndon mbi ata që vendosin kamerat është për “ndërhyrje të padrejtë në jetën private”, pasi sipas tij kamerat janë të vendosura në fasada të banesave që monitorojnë sipërfaqe të gjerë të lëvizjes së qytetarëve.

“Është shkelje administrative që dënohet me gjobë deri në dy vjet burgim”, tha ndër të tjera Mullai, duke shtuar se këtij operacioni do t’i shkohet deri në fund”, tha ai.

Pjesë nga biseda në studio:

Kontrolli i kamerave përmes telefonave?

Mullai: Mund të flitet shumë, por ne jemi duke zhvilluar një operacion për të zhvilluar kontrollet.

Pyetje: Sa operacione kanë dështuar nga fakti se eksponentë të krimit kanë monitoruar lëvizjet e policisë?

Mullai: Hetimi do t’i nxjerrë?

Pyetje: Si nisi operacioni?

Mullai: Nuk nisi rastësisht, mori spunto nga lidershipi i ri i Policisë së Shtetit.

Pyetje: Zbërthimi i këtyre kamera mund të shërbejë për zbardhen e ngjarjeve kriminale?

Mullai: Është punë vijuese, hetimore e thelluar. Unë besoj që do të ketë paligjshmëri më pak edhe në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat