Kamerat e “krimit”/ Gazetari: Vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, autorët vëzhguan lëvizjet e Brilant Martinajt dhe miqve të tij

Shqipëria

Kamerat e “krimit”/ Gazetari: Vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, autorët vëzhguan lëvizjet e Brilant Martinajt dhe miqve të tij

Më: 31 janar 2023 Në ora: 17:05
Brilant Martinaj

Detaje të tjera publikohen për kamerat e vendosura nga elementët kriminalë në Tiranë. Sipas News24, një prej rasteve ku janë përdorur këto kamera është dhe vrasja e trefishtë që ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Mësohet se autorët kanë vëzhguar përmes kamerave “spiune”, lëvizjet e tre të rinjve në Tiranë, përpara se t’i viheshin në ndjekje me automjet.

“Ka dyshime se shumë ngjarje kriminale janë kryer nga autorë dhe janë vëzhguar nga ata përmes këtyre kamerave, ashtu siç është dhe vrasja e 3-fishtë e mbikalimit të Fushë-Krujës ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy persona të tjerë. autorët e krimit kanë vëzhguar përmes këtyre kamerave lëvizjet e Martinajt dhe dy shokëve të tij”, – tha gazetari Igli Çelmeta.

Aksioni për heqjen e kamerave të vendosura ilegalisht në qytete ka vijuar sot në Tiranë. Vetëm në zonën e Astirit dhe qytetin e Kamzës, janë sekuestruar të paktën 50 kamera të cilat dyshohet se janë vendosur nga elementë të krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat