U vra Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij/ Zbulohet makina e vëzhguesve që dha informacionin tek vrasësit

Shqipëria

U vra Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij/ Zbulohet makina e vëzhguesve që dha informacionin tek vrasësit

Më: 31 janar 2023 Në ora: 18:09
Brilant Martinaj

Është zbuluar automjeti që ka ndjekur makinën me të cilën udhëtonin Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, të cilët u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik.

Sipas burimeve për TV Klan, bëhet me dije se një makinë tip Volksëagen Polo e bardhë dyshohet se dha informacion tek vrasësit për lëvizjen e automjetit ku udhëtonin 3 viktimat.

Sipas burimeve bëhet me dije se kjo makinë është fiksuar nga disa kamera sigurie teksa ka vëzhguar lëvizjet e viktimave nga një servis automjetesh në zonën e “Treshit” në Kamëz e deri në afërsi të mbikalimit.

Gji9thashtu bëhet me dije se makina në fjalë ishte me targa shqiptare të vjedhura dhe pas kryerjes së misionit të saj, është larguar në drejtim të Rinasit.

Gjithashtu bëhet me dije se në atë makinë kanë qenë të paktën 2 persona që kanë luajtur rolin e informatorit.

Në këtë makinë dyshohet të kenë qenë të paktën 2 persona që kanë luajtur rolin e informatorëve të vrasësve.

Kujtojmë se grupi hetimor nuk ka arritur ende të bjerë në gjurmët e atentatorëve, pasi gjithçka ishte realizuar me shumë profesionalizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat