“Po luan si ai…”/ Ndoka tregon se sheh BBVA, e krahason Ramën me Luizin: Do ta martojmë një javë rresht

Shqipëria

“Po luan si ai…”/ Ndoka tregon se sheh BBVA, e krahason Ramën me Luizin: Do ta martojmë një javë rresht

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 19:41
Deputeti Nard Ndoka

Deputeti Nard Ndoka ndërsa ishte i ftuar ditën e sotme në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, foli në lidhje me aksionin politik të opozitës, protestën e 11 shkurt.

“Do ta martojmë Ramën 1 javë rrjesht”, është shprehur deputeti duke paralajmëruar në këtë formë për protesën e opozitës, dhe duke e krahasuar kryeministrin me këngëtarin Luiz Ejlli në BBV2.

“Në postimin në FB, kam krahasu dy modelet. Luizi po bën një lojë në një ndër emisionet më të ndjekurit sot, ku loja e tij ka një lloj morali, edhe me veprimet, që pati pasione, pati ndjeshmëri, pati dashuri…u martua. Ndërsa Rama që po luan me shqiptarët, si Luizi, por ky nuk ka pasion, nuk ka dashuri për këtë vend, s’ka respekt. Ky është krahasimi që kam bërë unë mes këtyre dy modeleve.

Luizi që po luan është shumë I ndershëm, ndërsa Rama që është votuar për të udhëhequr po luan jashtëzakonisht  në mënyrë të pandershme me intersin e qytetarëve dhe të ardhmen tonë.

…Ne do ta martojmë Ramën një javë rrjesht, në aspektin politik”, u shpreh Ndoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat