Çështja “McGonigal”, Shehi: Kulmi i turpit! Rama shet bizneset e Shqipërisë nën çmim për të korruptuar

Shqipëria

Çështja “McGonigal”, Shehi: Kulmi i turpit! Rama shet bizneset e Shqipërisë nën çmim për të korruptuar

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 22:05
Dashamir Shehu

Ngjarjen më të rëndë politike për Shqipërinë e ka konsideruar kreu i LZHK-së Dashamir Shehu përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në çështjen MCgonigal. Në studion e Ditari në A2 CNN, ai tha se askush deri më sot nuk e ka bërë këtë në Shqipëri.

“Nuk duhet të ngatërrohemi si hetues e prokuror, por politikisht është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur që është zbuluar falë një rastësie në Amerikë. Një kryetar i qeverisë shqiptare që konsumon korrupsion haptazi me personazhe të dyshimtë kundër vendit të vet, që shet mallin e Shqipërisë dhe e jep me koncesion për të sulmuar krahun tjetër politik. Dhe ky që ka thënë nuk shahet Shqipëria në anglisht. Ne nuk shajmë Shqipërinë, ne shajmë këtë. Ky e ka bërë me vite këtë punë. Shet bizneset e Shqipërisë nën çmim për të korruptuar dhe për të gjet ndonjë personazh si ky polici, ky është kulmi i turpit. Ka takuar fundin. Askush deri më sot haptazi nuk e ka bërë në Shqipëri”.

Ai i bën apel opozitës që mos ta shpërdorojë këtë dhe të mos bjerë në grotesk, pasi nuk bëhet e besueshme. Sipas tij roli i opozitës është të vërë në lëvizje drejtësinë shqiptare.

“Ka pasur një zë proteste nga opozita, por unë them që edhe opozita mos ta shpërdorojë këtë duke e radikalizuar. Nëse do zbresim në grotesk kjo nuk bëhet më e besueshme. Ne duhet t’i lëmë seriozitetin e duhur kësaj pune. Ne nuk po drejtohemi thjesht ndaj një personi siç është Edi Rama i cili duhet ta paguajë politikisht këtë çështje, por ndaj fenomenit sesi bëhet politikë këto vitet e fundit. Paguhen grupe e krijohen opinione të pavërteta për situatën shqiptare dhe bëhen subjekt interpretimesh personale. Duhet të vëmë në lëvizje drejtësinë shqiptare; parlamenti, ne duhet ti drejtohemi edhe drejtësisë dhe pastaj të protestojmë. Opozita duhet të bëjë një politikë 360 gradë dhe të bindë faktorin ndërkombëtar”.

Shehi thekson se nuk besonte për financimet ruse të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha dhe flet me kritika për ata që e besuan dhe u gëzuan sikurse Rama për këtë.

“Unë jam i bindur që mbi Bashën është bërë presion për këtë Muzin, falë zotit doli që nuk kishte as rubla e spiunë rusë. Nuk e kam besuar që Basha të kishte. Basha vetëm ka detyrimin të japë shpjegim të kujt janë këto para, më bëhet qejfi që u çlirua nga ideja e rusëve e rublave dhe nuk ia fal dhe pjesës tjetër të opozitës që u gëzua dhe shante si Rama”.

I pyetur për hapjen e çështjeve të 21 janarit dhe Gërdecit, Shehi ndau mendimin se çdo çështje madhore duhet të hetohet.

“Unë jam që çdo çështje të hapet. Këto kanë 15 vjet më parë ka 10 vjet qeveria Rama dmth që kishin kohë të mjaftueshme për t’i hetuar. Por këta duhet të hetojnë McGonigal, inceneratorët, një mal me hajdutlliqe, PPP që kanë përlarë miliarda. Çështje madhore për demokracinë janë marrë kartat që janë përdor, me milionat e shtetit shqiptar, këto shkojnë e blejnë votat. Këtu ministrat hyjnë në biznese e nuk turpërohen. Është tjetër gjë drejtësia penale që i drejtohet një numri të vogli njerëzish nuk kemi ne politika punë, ne kemi detyrë drejtësinë politike. Fatkeqësisht ia kemi deleguar përmirësimin e Shqipërisë një grupi prokurorësh e gjyqtarësh. Ne duhet të bëjmë drejtësinë politike të madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat