Damian Gjiknuri paraqitet në orët e para të mëngjesit të sotëm në SPAK, zbulohet arsyeja

Shqipëria

Damian Gjiknuri paraqitet në orët e para të mëngjesit të sotëm në SPAK, zbulohet arsyeja

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 10:19
Damian Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme anti Korrupsion.

Burime për mediat bëjnë me dije se Gjiknuri është thërritur për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.

Ish-ministri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017. Ai po jep sot sërish shpjegime për këtë çështje pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat