Protesta e PD për çështjen McGonigal? Kulluri: Stresi i “non-gratës”, ata duhet të ishin në fushatë

Shqipëria

Protesta e PD për çështjen McGonigal? Kulluri: Stresi i “non-gratës”, ata duhet të ishin në fushatë

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 12:31
Edvin Kulluri

I ftuar në studion e Tirana Live në ABC News ka qenë analisti Edvin Kulluri, i cila ka folur për protestën e thirrur ditën e nesërme nga Sali Berisha si edhe për situatën ku ndodhet momentalisht Partia Demokratike.

Sipas Kullurit çështja McGonigal për t’u ngritur në protestë është formale, pasi kjo çështje ka më shumë pikëpyetje se siguri, e gjitha sipas tij është stresi i non-gratës.

Kulluri shton se PD nuk sqaron dot se çfarë revolucion dhe çfarë rebelim.

“Formalisht është McGonigal, e cila sot ka më shumë pikëpyetje se siguri.  Nuk është proporcionale protesta kur nuk kemi siguri juridike. Ka edhe arsye të tjera. Rritja e çmimeve e të tjera. Shiko 10 vite në qeveri  janë shumë.

PD nuk sqaron dot çfarë do me thënë revolucion dhe çfarë rebelim. Thellë thellë, problemi i Rithemelimit është stresi i non gratës.  Këto protesta duhet të ngrenë një pyetje për PD, a shtojnë vota?

Një nga arsyet e protesta, është imponimi që kërkohet t’i bëhet KQZ, që është shumica. Por, ka një problem, kjo pjesa tjetër nuk është e detyruar t’i bashkohet,” tha Kulluri.

Lidhur me skenarin e protestës së nesërme dhe deklaratës së Berishës se do të jetë e njëjtë me protestat e tjera, Kulluri theksoi se ata të janë paqartë pasi nuk kanë një projekt politik.

Për Kullurin, Partia Demokratike në këto momente duhet të ishte në fushatë dhe jo në sheshe.

Kulluri shtoi se nuk di ende pse Berisha duhet të dalë në protestë, pasi sipas matjeve të besueshmërisë, PD nuk ka asnjë shans të rrëzojë qeverinë.

“Unë nuk e di as vet pse e bën protestën Berisha.  Me këtë matje të opinionit publik nuk ka gjasa për ndryshim. Sot PD duhet të ishte në fushatë, jo në sheshe.

Berisha u rikthye pas përjashtimin nga grupi parlamentar nga Lulzim Basha, këtu fillon dhe mbaron historia.

Ai kërkon të këtë rol drejtues në PD, për projekt personal dhe jo projekt politik. Kjo nuk përputhet me interesat e shoqërisë shqiptare. Çfarë janë demokratët? Kavja elektorale? Jo. PD ka 11 vite që nuk mendon me politikisht. 

Ka një problem. Paqartësia është se nuk ka një projekt politik. Çfarë do të bëjnë, do krijojnë trazira? Nuk bën dot trazira se nuk ka mbështetje. Sepse kjo është lëvizje e gabuar.

Në vend që të kandidatët të merren me organizmin e një projekti, merren me organizimin e protestës. Ka ndryshuar kryetari, por jo mënyra se si funksionon PD-ja,” u shpreh Kulluri.

I pyetur në lidhje mundësine e krijimit të trazirave ditën e nesërme, Kulluri tha se ka frik se do të ketë edhe pse kjo sipas tij as nuk e ndihmon dhe as nuk e penalizon PD.

“Kam frikë se po. Nëse do të ketë as e ndihmon dhe as e penalizon. PD duhet të ishte në fushatë.

Nuk është kjo mënyra se si bëhet politikë. Kjo retorikë e dhunës i largon njerëzit reacional,” përfundoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat