Policia e Shqipërisë, gjatë 24 orëve të fundit sekuestron mbi 12 kg kanabis

Shqipëria

Policia e Shqipërisë, gjatë 24 orëve të fundit sekuestron mbi 12 kg kanabis

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 22:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shqipërisë ka publikuar raporton e 24 orëshit të fundit, në të cilin kanë paraqitur operacionet që kanë ndermarrë në disa qytete duke përfshirë Vlorën, Elbasanin, Dibren e Korçën.

Nder operacionet kryesore që ata kanë realizuar janë, megaoperacioni policor i koduar “Indoors”, në Vlorë, goditi veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave në 3 ambiente të mbyllura në Vlorë e Selenicë, ku u sekuestruan 11 kg kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që shërbenin për të kultivuar bimë narkotike, në ambiente të mbyllura. 6 shtetas u arrestuan, ndërmjet tyre 4 punonjës të OSHEE-së.

“Operacioni policor i koduar "Connection”, në Elbasan, çoi në pranga 2 shtetas (nënë e bir) që mbanin dhe shisnin në doza lëndë narkotike kanabis. U sekuestruan 400 doza kanabis dhe 1.5 kg kanabis” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Tutje në Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, u goditën një rast i lojërave të fatit dhe një rast i tregtimit të pijeve të kontrabanduara, në një lokal. 1 shtetas u vu në pranga, 1 u shpall në kërkim, 3 të tjerë janë në hetim.

1 shtetas që tentoi të kontrabandonte një sasi nafte, u kap dhe u vu në pranga nga Policia Kufitare në PKK Qafë Morinë kurse në Dibër u godit 1 tjetër rast i kontrabandës, për të cilin nisi procedimi penal për 2 shtetas, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit.

Megaoperacioni policor i koduar “Indoors”, në Vlorë, goditi veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave në 3 ambiente të mbyllura në Vlorë e Selenicë.

U sekuestruan 11 kg kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që shërbenin për të kultivuar bimë narkotike, në ambiente të mbyllura. 6 shtetas u arrestuan, ndërmjet tyre 4 punonjës të OSHEE-së.

Gjithashtu u shpallën në kërkim pronari i vilës që kishte përshtatur dy kate të vilës për kultivim me anë të llambave dhe vëllai i pronarit të ambientit të tretë, që u konstatua në Kroposhtë të Selenicës, i cili u arrestua në flagrancë gjatë operacionit.

Operacioni policor i koduar "Connection”, në Elbasan, çoi në pranga 2 shtetas (nënë e bir) që mbanin dhe shisnin në doza lëndë narkotike kanabis. U sekuestruan 400 doza kanabis dhe 1.5 kg kanabis.

Në Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, u goditën një rast i lojërave të fatit dhe një rast i tregtimit të pijeve të kontrabanduara, në një lokal. 1 shtetas u vu në pranga, 1 u shpall në kërkim, 3 të tjerë janë në hetim.

1 shtetas që tentoi të kontrabandonte një sasi nafte, u kap dhe u vu në pranga nga Policia Kufitare në PKK Qafë Morinë.

Në Dibër u godit 1 tjetër rast i kontrabandës, për të cilin nisi procedimi penal për 2 shtetas.

Policia vijon kontrollet në të gjithë vendin, për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale.

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit

#nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat