Valë ndryshimesh! 12 drejtorë në 4 vjet, emërohet kreu i ri i Kadastrës së Vlorë

Shqipëria

Valë ndryshimesh! 12 drejtorë në 4 vjet, emërohet kreu i ri i Kadastrës së Vlorë

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 10:51
Agjencia Shtetërore e Kadastrës së Vlorës

Erdet Mandi është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës në vend të Reinard Metaj.

Mandi ka mbajtur më herët detyrën e shefit të hartografisë e më pas shef i legalizimeve pranë Kadastrës Vlorë.

Ndryshimet në Kadastrën e Vlorës në 4 vitet e fundit kanë qenë të shpeshta, me shumë se 12 drejtorë, disa prej të cilëve kanë qenë në detyrë më pak se një muaj teksa ka pasur edhe nga ata që kanë ndenjur në detyrë pak ditë.

Vetëm gjatë vitit 2020, në 11 muaj, Kadastra ndërroi 9 drejtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat