Plagosje në Krujë, autori godet 39-vjeçarin

Shqipëria

Plagosje në Krujë, autori godet 39-vjeçarin

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Vihet në pranga një 46-vjeçar ku goditi me mjete të mprehta, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftim i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Krujë, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjet të mprehtë (kosore), për motive të dobëta, shtetasin E. L.(K.), 39 vjeç, banues në Arrameras, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë me të cilin dyshohet se është goditur 39-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat