Çfarë po paralajmërohet? Deklarata e fortë e kreut të FRPD-së: Jemi përgatitur për çdo lloj skenari

Shqipëria

Çfarë po paralajmërohet? Deklarata e fortë e kreut të FRPD-së: Jemi përgatitur për çdo lloj skenari

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 12:11
Besart Xhaferr

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, në një deklaratë për mediat, pak minuta para protestës, është shprehur se të rinjtë janë gati dhetë përgatitur për çdo lloj skenari.

Xhaferri ka dhënë mesazhin se të rinjtë duhet të ngrihen në protestë në mënyrë që skenarët nga të korruptuarit të mos realizohen.

“Rinia do të dërgojë mesazhet e saj për skandalin McGonigal. Ne na është djegur një brez i tërë. E vetmja mënyrë për t’i rikthyer ne Shqipëri është një revolucion demokratik për të përmbysur një regjim që kundërmon erë.

Të rinjtë e PD janë më aktivët në politikë në zgjedhje, dhe në çdo proces. Mund të ketë 1001 arsye për të protestuar, por arsyeja kryesore është se ata janë pronarë të një aseti që nuk e ka askush, të ardhmen. Ne duhet të ngrihemi në ballë çdo lloj proteste në mënyrë që skenarët nga disa të korruptuar të mos realizohen.

Ne do të fillojmë një marshim, jemi gati tek 500 të rinj, jemi gati për çdo lloj skenari që do të ndodhë në vazhdim”, tha Xhaferri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat