Pak orë para tubimit, Berisha thirrje për protestë të fuqishme para Kuvendit

Shqipëria

Pak orë para tubimit, Berisha thirrje për protestë të fuqishme para Kuvendit

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 13:14
Sali Berisha

Në prag të protestës së paralajmëruar sot në orën 17:00 përpara Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri thirrje për një pjesëmarrje masive.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve në Kuvend sot po trajtohen me praktika staliniste.

“Të bashkohemi sot në 5 në një protestë të fuqishme para Parlamentit shqiptar. Kjo protestë që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, ka për qëllim madhor ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, kundër shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët në datën 25 prill votuan për partitë opozitare.

Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve trajtohen në Parlamentin shqiptar me praktika staliniste, kriminale të turpshme. Përfaqësuesit e këtyre 750 mijë qytetarëve shqiptarë që kanë detyrë themelore mbrojtjen e interesave të tyre, kanë detyrë themelore kontrollin e qeverisë dhe transparencës nga abuzimet, përjashtohen, bllokohen, iu mohohet e drejta e fjalës dhe nuk lejohen të ngrejnë komisione hetimore parlamentare”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat