Berisha u përgjigjet kritikëve të protestës së 11 shkurtit: Postuan video të vjetra

Shqipëria

Berisha u përgjigjet kritikëve të protestës së 11 shkurtit: Postuan video të vjetra

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 13:41
Sali Berisha

Disa orë para protestës së rradhës që do të zhvillohet pranë Kuvendit të Shqipërisë, kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu iu është përgjigjur kritikëve për pjesëmarrjen në protestën e së shtunës.

Sa i përket deklaratave se ka pasur pjesëmarrje të ulët, Berisha ka thënë se kanë postuar video të regjistruara kohë më parë, dhe jo të 11 shkurtit.

Superskandali Rama-McGonigal, apo Rama-McGonigal-Gate, ka tronditur opinionin publik në SHBA, Europë dhe Shqipëri. Në këtë superskandal, dosja shqiptare është e një rëndësie të jashtëzakonshme për zbardhjen e të vërtetave rreth këtij skandali. Kjo dosje është historiku i korruptimit të kryezbuluesit të FBI, pagesës së tij si vrasës për shkatërrimin e opozitës shqiptare.…

Pasojat e këtij korrupsioni janë të shumëfishta. Kongresi i SHBA po heton, dhe ne kemi besim te hetimi i tyre, por është detyrë emergjente e parlamentit shqiptar të hetojë dosjen e Tiranës në këtë superskandal. Parlamenti nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë axhendë tjetër, përpara hetimit të skandalit Rama-McGonigal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat