“E njëjta dhembje, i njëjti solidaritet”/ Ndizen qirinj për jetët e humbura në Turqi dhe Siri, në Kullën e Kujtesës në Thumanë

Shqipëria

“E njëjta dhembje, i njëjti solidaritet”/ Ndizen qirinj për jetët e humbura në Turqi dhe Siri, në Kullën e Kujtesës në Thumanë

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 22:09
Ndizen qirinj për jetët e humbura në Turqi dhe Siri, në Kullën e Kujtesës në Thumanë

Në Kullën e kujtesës, memorialin e ngritur në Thumanë të Krujës, në nderim të viktimave të 26 nëntorit 2019, ndizen qirinj për jetët e humbura në Turqi dhe Siri.

Qirinjtë u ndezën në katin e fundit të Kullës ku ndodhet dhe një pemë ulliri, simbol i vazhdimësisë së jetës. Përmes fjalës Together-Bashkë, Thumana dhe bashkia e Krujës kanë përcjellë në këtë ditë zie mesazhin

“Nga Thumana për Turqinë dhe Sirinë, e njëjta dhembje, i njëjti solidaritet”.

Një përvojë dhe dhembje që Thumana e përjetoi 3 vite më parë me 24 viktima dhe sot ndjehet më shumë se kurrë pranë Turqisë mike dhe Sirisë në këtë fatkeqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat