Zhduken dy persona në 24-orët e fundit, familjarët ‘ngrenë në këmbë’ policinë

Shqipëria

Zhduken dy persona në 24-orët e fundit, familjarët ‘ngrenë në këmbë’ policinë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 10:41
Policia e Shtetit

Dy persona janë denoncuar të zhdukur nga familjarët në Tiranë dhe Kavajë gjatë 24orëve të fundit.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi B. Sh. (M)., 82 vjeç, se është larguar nga banesa djali i tij, 41 vjeç dhe nuk është kthyer më.

Sipas deklarimeve të 82-vjeçarit, i biri vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia ka nisur punën për lokalizimin dhe gjetjen e 41-vjeçarit.

Gjithashtu në Komisariatin e Policisë Kavajë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një grua e moshës 48-vjeçe, e cila ka denoncuar humbjen e kontakteve me bashkëshortin e saj, shtetasin F. M., 49 vjeç.

Sipas saj bashkëshorti, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Policia bën me dije se ka nisur puna për gjetjen e këtij shtetasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat