Sali Berisha tregon hapat e radhës: Do shumëfishojmë rezistencën në Parlament

Shqipëria

Sali Berisha tregon hapat e radhës: Do shumëfishojmë rezistencën në Parlament

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 13:56
Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha ka treguar hapat e radhës që do marrë opozita, një ditë pas protestës para Kuvendit (13 shkurt).

Në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha theksoi se beteja do të shtrihet në të gjitha fushat dhe shprehur bindjen se PD do e fitojë.

Ai u shpreh se rezistenca në Parlament do të shumëfishohet pasi “s’mund të veprohet në Kuvend siç bën Rama me Lindën e tij”.

Sali Berisha: “Nuk veprohet në Parlament siç bën Rama me Lindën e tij, në mënyrën më të turpshme dhe të padenjë. Rezistencën në Parlament duhet ta shumëfishojmë, nuk mund ta dorëzojmë Parlamentin. Do vazhdojmë betejën në të gjitha planet. Beteja është në të gjitha fushat dhe ne do ta fitojmë. S’ka humbur ndonjëherë revolucioni paqësor, do durim por absolutisht fiton dhe në mënyrë të sigurt, ky revolucion do të fitojë dhe është jetik për të çmontuar këtë regjim dhe ne do ta çmontojmë këtë regjim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat