Rinisin kërkimet për të riun Mateo Lika, ra në lumin Seman bashkë me makinën e tij

Shqipëria

Rinisin kërkimet për të riun Mateo Lika, ra në lumin Seman bashkë me makinën e tij

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 15:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Kanë rinisur sot kërkimet në lumin Seman për të riun Mateo Lika, fati i të cilit ende nuk dihet.

Makina tip “Golf” të cilën 26-vjeçari e kishte marrë me qira, dyshohet se ra në ujë pas përplasjes me parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit, në Fier.

Kjo gjë ka bërë që polumbarët e forcave renea të rikthehen dhe të bëjnë kontrolle përgjatë gjithë rrjedhës së lumit.

Por pavarësisht kësaj, ekipi i shpëtimit ende nuk ka gjetur asnjë gjurmë të makinës dhe të të riut, i cili rezulton i zhdukur prej afro një muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat