Gazetarja: Si e fshehu policia vdekjen e kenianes, fijet që të çojnë te qeveria

Shqipëria

Gazetarja: Si e fshehu policia vdekjen e kenianes, fijet që të çojnë te qeveria

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 21:23
Anduena Llabani

Pas 6 muajsh në koma 22-vjeçarja keniane Joy Ayoko, e humbi betejën me vdekjen që nga 14 gushti i vitit të shkuar kur u gjend me pak shenja jeta poshtë banesës së saj në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë ku jetonte me disa mikeshat e saj.

Gazetarja Anduena Llabani tha në emisionin Now në Euronews Albania se vdekja e kenianes u mbulua me mister nga policia.

Ajo tha se policia e fshehu këtë ngjarje për 3 muaj me radhë.

Sipas saj, fakti që policia e mbajti të fshehtë këtë ngjarje për tre muaj do të thotë se njerëz të tjerë fshihen pas asaj ngjarjeje që ende vazhdojnë të mbrohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat