Rritja e çmimit të qumështit/ Fermerët e Lushnjës: Nuk përfitojmë ne, por baxhot

Shqipëria

Rritja e çmimit të qumështit/ Fermerët e Lushnjës: Nuk përfitojmë ne, por baxhot

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Rritja e çmimit të nënprodukteve të qumështit të deles dhe dhisë, nuk është mirëpritur as nga blegtorët.

Fermerët që mbarështojnë gjë të gjallë thonë që për herë të parë një litër qumësht deleje po e shesin tek fabrikat e përpunimit 130 lekë, dhe jo 160 sa pretendon Industria e Përpunimit të Qumështit.  Të mbash një stallë me bagëti për fermerët po bëhet gjithnjë e më kushtueshme, lufta në Ukrainë rriti kostot e prodhimit të qumështit, pasi lufta në Ukrainë solli shtrenjtimin e ushqimit blegtoral.

“Djathi shitet 800-900 lekë kilogrami, kaq e shet baxhoja kurse qumështin e më çmim të ulët. Të paguan dengjent e barit, 600 lekë një deng e ta çosh tek bariu që merr në muaj 50 mijë lekë të paguash edhe dritat nuk del hesapi por ne jemi mësuar nuk kemi nga të shkojmë më. Qumështi po shitet 130 lekë litri. Çmimi këtë vit është rritur“- shprehet fermeri Suljeman Disha.

Në vendin tonë numri i stallave të bagëtive është gjithnjë në rënie. Nazmi Çoku, nga fshati Gërmenj i Divjakës thotë se deri para disa vitesh zotëronte një stallë të madhe më bagëti, ndërsa sot të të imtat i numërohen me gishtat e dorës.

Kam pas mbi 100 krerë dele, dhi, lopë sot kam mbet më këto 10 kokë që shikoni ju. Blegtoria është gati e përgjysmuar në numrin e krerëve që ka qenë. Kjo është fatkeqësi për vendin tonë. Para tre netësh isha në një baxho në Maliq dhe e merrnin qumështin në Serbi, Maqedoni të Veriut, apo në Mal të zi, sepse në vendin tonë nuk ka qumësht. Rinia ka ik e gjitha s’ka kush të mbajë blegtori”– shprehet fermeri Nazmi Çoku.

Blegtoria është në tkurrje dhe fajin për këtë e ka ministria e bujqësisë e cila ndër vite nuk ka mbështetur fermerin që mbarështon gjë të gjallë. Për pasojë gjatë 5 vjeçarit të fundi të Shqipërisë sipas të dhënave nga INSTAT ne kemi 100 krerë gjë dhe dhe gjysmë milioni dele më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat