Tërmetet në Shqipëri/ Nëndrejtori i gjeoshkencave: Zonat me risk më të lartë dhe më të ulët

Shqipëria

Tërmetet në Shqipëri/ Nëndrejtori i gjeoshkencave: Zonat me risk më të lartë dhe më të ulët

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 19:34
Edmond Dushi

Nëndrejtori i gjeshkencave, Edmond Dushi, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në “Special Report” të gazetarit Arlind Isa në ABC News, ku komentoi përditësimin e hartave sizmike dhe jo vetëm.

Dushi theksoi se zonat që kanë një risk më të lartë nga tërmetet janë ato që ndahen me pjesën veriperëndimore të Greqisë, ndërsa ato me risk më të ulët janë zonat veriore.

“Zonat me probabilitet më të lartë të rrezikut, janë zonat të cilat përkojnë me shpërndarjen e tërmeteve më të mëdhenj.

Siç shihet në hartë, vlerat janë të larta në disa zona. Nëse e vlerësojmë në mënyrë rajonale, e gjithë ka rrezik.

Por nëse e shohim me imtësisht është pjesa që ndan me Greqinë  veriperëndimore.

Vlerësime që bazohen në aspekte probabilitare. Ka harta që tregojnë rajone brenda Shqipërisë që e ka thuajse zero, dhe kjo nuk bën sens, është e pamundur.

Zonat veriore janë me më pak rrezik. Ka vend për përmirësim dhe ne jemi duke vazhduar përmirësimin” theksoi Dushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat