Përjashtimi nga Kuvendi, deputetët e PD paraqesin ankim në Byronë e Kuvendit

Shqipëria

Përjashtimi nga Kuvendi, deputetët e PD paraqesin ankim në Byronë e Kuvendit

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 10:19
Oerd Bylykbashi

Deputetët e PD kanë paraqitur kërkesë për ankimim në Byronë e Kuvendit për vendimin për përjashtimin e deputetëve.

Bylykbashi thotë se në bazë të rregullores, deputetët mund të futen në Kuvend deri sa të mblidhet konferenca për ta shqyrtuar. Kërkesa i është dërguar Kuvendit dhe Gardës.

Oerd Bylykbashi: Siç mund të jeni informuar, është bërë ankim në Byronë e Kuvendit nga deputetët të cilët janë ndëshkuar në mënyrë të palajishme. Ky ankim detyron Kuvendin të pezullojë ankimin dhe deri në shqyrtimin e saj, deputetë kanë të drejtë të hyjnë dhe të marrin pjesë në senacë. Është e drejta e deputetëve, deri ta marrë në shqyrtim Byroja, ky vendim për sanksion pezullohet. Kemi kërkuar që të merren masa. Ka detyrë të zbatojë ligjin dhe të lejojë deputetët të hyjnë brenda.

Rama po e përdor Kuvendin duke cënuar të drejtat e përfaqësimit të të gjithë atyre që kanë votuar në Parlament. Është një stuhi që po përfshin cdo ditë e më shumë këtë Kryeministër. Ne kërkojmë që afera “McGonigal” të hetohet dhe të dalin jashtë të gjitha lidhjet kriminale për të cilën janë para përgjegjësisë persona në SHBA. Kryeministri ka marrë këto masa në grup në mënyrë që të zbrazë Parlamentin nga opozita. Kërkojmë që Byroja ta marrë në hetim kërkesën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat