Petrit Vasili “kapet” me Ermonela Felajn: Mazhoranca ka marrë peng parlamentin

Shqipëria

Petrit Vasili “kapet” me Ermonela Felajn: Mazhoranca ka marrë peng parlamentin

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 11:52
Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, tha se parlamenti është marrë peng nga Partia Socialiste dhe se është kthyer në një arenë ku “dhunohen” të drejtat e opozitës.

Ai sërish kërkoi që kryeministri të vijë në Kuvend dhe të japë llogari para deputetëve dhe shqiptarëve për akuzat e pretenduara që ka pasur lidhje me ish-agjentin e kundërzbulimit të FBI-së Charles Mc Gonigal.

“Keni marrë peng parlamenti, këtë përgjigje do keni. Ju nuk mund të na merrni peng.

Të barabartë, kjo seancë është nul, sepse ka filluar me mashtrim. Seanca duhet të ndahet, të vijë kryeministri dhe duhet të vijë të japë sqarime. Bilbilave në opozitë iu keni rënë edhe ju. Punë e madhe fort që mora 37 sekonda më shumë. Ju po shkelni rregulloren”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat