Maxhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ja sa deputetë votuan kundër

Shqipëria

Maxhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ja sa deputetë votuan kundër

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 16:28
Kuvendi i Shqipërisë

Maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Propozimi i opozitës për shkarkimin e Nikollës ka marrë 78 vota kundër, duke bërë që ajo të vijojë të qëndrojë në atë pozicion.

Kujtojmë se opozita kërkoi shkarkimin e Nikollës për shkak të tensioneve të javëve të fundit në Kuvend dhe përjashtimit të disa deputetëve të opozitës nga seancat plenare.

Ishin 28 deputetë të opozitës që bënë kërkesë për shkarkimin e Nikollës.

Kujtojmë se edhe seanca e sotme u përfshi nga tensione dhe debate të ashpra mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat