Shoqëroi Ervis Martinajn para zhdukjes, Prokuroria e Kurbinit përfundon hetimet për ish-agjentin e Operacionales Jeton Lami, ja akuza

Shqipëria

Shoqëroi Ervis Martinajn para zhdukjes, Prokuroria e Kurbinit përfundon hetimet për ish-agjentin e Operacionales Jeton Lami, ja akuza

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 14:25
Ervis Martinaj

Prokuroria e Kurbinit përfundon hetimet për ish-agjentin e Operacionales Jeton Lami të akuzuar për shpërdorim detyre. Ish-polici kishte shoqëruar ish-bosin e lojërave të fatit Ervis Martinaj para se të zhdukej.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria në përfundim të 6 muajve ka vendosur të ngrejë akuzën e shpërdorimit të detyrës ndaj agjentit të Forcës Operacionale duke arsyetuar se ai kishte detyrë funksionale të arrestonte personat e shumëkërkuar, por në vend që të zbatonte këtë detyrë, ai ka vendosur ta shoqëronte 40-vjeçarin, baba të 4 fëmijëve dhe t’i garantonte paprekshmërinë nga forcat e policisë.

Për këtë arsye pak ditë më parë prokurori i çështjes ka shkuar në ambientet e paraburgimit të sigurisë së lartë ku mbahet Jeton Lami, i ka komunikuar akuzat dhe sipas ligjit është duke pritur afatin 10-ditor që avokatët e Jeton Lamit të kthejnë pretendimet e tyre sikurse e parashikon procedura dhe më pas dosja penale pritet t’i dorëzohet gjykatës për gjykim paraprak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat