Kandidati i PD-së për Bashkinë e Vorës denoncon: Abuzim i pastër me taksat e qytetarëve! Po përgatisim dosjet për SPAK

Shqipëria

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Vorës denoncon: Abuzim i pastër me taksat e qytetarëve! Po përgatisim dosjet për SPAK

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 18:04
Indrit Hoxha Indrit Hoxha

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka denoncuar disa prokurime të kryera nga ky instiutucion për rindërtimin dhe rikonstruksionin e disa shkollave.

Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se janë 7 procedura të Bashkisë së Vorës që janë në shkelje të ligjit për prokurimet publike. Ai e konsideron një abuzim me taksat e qytetarëve për interesa korruptive të kryetarit aktual të bashkisë.

Hoxha thotë se ka përgatitur 7 dosje lidhur me këto prokurime dhe do t’i dërgojë në SPAK.

Postimi i Indrit Hoxhës:

7 procedura prokurimesh te kryera nga bashkia Vore! Te 7 procedurat jane totalisht ne shkelje me ligjin e prokurimeve publike! Abuzim i paster me taksat e qytetareve dhe abuzim me detyren per interesa korruptiv nga kryetari ne detyre i bashkise Vore. Gati 7 dosjet e para per ne SPAK! Me 14 maj bejme funksionale bashkine dhe ja rikthejme qytetareve!

Image
Postimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat