Shehaj denoncon Ramën se po terrorizon punonjësit e tij me policë

Shqipëria

Shehaj denoncon Ramën se po terrorizon punonjësit e tij me policë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 11:17
Agron Shehaj

Deputeti demokrat, Agron Shehaj denoncoi kryeministrin Edi Rama dhe Policinë e Shtetit se po e shantazhojnë duke tentuar mbylljen e bizneseve të tij. Ai publikoi një video ku forca policie, pa urdhër gjykatë, hyjnë në një nga bizneset e tij duke frikësuar punonjësit e tij.

Sipas Shehajt, Rama po përpiqet ta sulmojë për shkak të qëndrimeve të tij politike.

“Për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate, policia politike e Edi Ramës ka mësyrë sërish bizneset e mia duke terrorizuar dhe nxjerrë me forcë jashtë punonjësit. Rama duhet ta ketë të qartë se unë nuk ndalem sepse besoj se kjo është opozita për të cilën ka nevojë vendi”, denoncoi Shehaj në rrjetet sociale.

Më pas, kreu i PL, Ilir Meta u solidarizua me Shehajn dhe kërko nga kryeministri të ndalë shantazhet dhe sulmet arbitrare ndaj deputetit-biznesmen. “Duke dënuar me forcë këtë sjellje arbitrare të përsëritur, i bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë urgjentisht nga sulmet e paligjshme ndaj bizneseve të ndershme”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat