Zjarr masiv në Bulqizë, qindra hektarë pyje e kullota përfshihen nga flakët

Shqipëria

Zjarr masiv në Bulqizë, qindra hektarë pyje e kullota përfshihen nga flakët

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Qindra hektarë pyje e kullota të bashkisë Klos në rrethin e Matit janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Mesohet se flakët kanë avancuar pasi janë favorizuar edhe nga era e fuqishme duke arritur deri në aksin nacional ‘Qafë e Buallit-Klos’ duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve.

Gjithashtu flakët i janë afruar edhe pyjeve të territorit të bashkisë Bulqizë, ku një pjesë e mirë e qytetit është përfshirë nga tymi.

Sipas tij edhe pse dy zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje nuk kanë mundur të neutralizojnë flakët për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa policia ka nisur hetimet rreth nisjes së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat