Seria e atentateve të dështuara, ditën e arrestimit Nuredin Dumani erdhi nga Kosova për ta ekzekutuar

Shqipëria

Seria e atentateve të dështuara, ditën e arrestimit Nuredin Dumani erdhi nga Kosova për ta ekzekutuar

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Elton Kila i cili ishte shënjestër e atentatit të dështuar mbrëmjen e të shtunës në Elbasan ka qenë objektiv i të paktën katër sulmeve të tjera më parë që kanë pasur për qëllim eliminimin e tij për llogari të grupeve kundërshtare.

Vitin e kaluar, Kila dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit që ishte nisur të kryente Nuredin Dumani ditën kur mbeti i plagosur dhe më pas u vu në prangat e policisë.

Kjo del në dëshminë e të penduarit të drejtësisë dhe bashkëpunëtorit të tij Henrik Hoxhaj. Ka qenë ky i fundit i cili ia ka thënë hetuesve se bashkëpunëtori i tij, Nuredin Dumani i kishte premtuar 70.000 euro për vrasjen e shtetasit Elton Kila, që njihej si “Oti”, dhe i kishte dërguar foton e tij.

Sipas Hoxhajt, porosia për ekzekutimin e tij ishte bërë nga Suel Çela dhe në atë periudhë Nuredin Dumani ndodhej në Kosovë.

Henrik Hoxha tregoi se u përpoq disa herë të vriste “Otin”, i cili kishte në pronësi një pikë shitjesh automjetesh në Elbasan, por “pasi studiuar terrenin e ka parë të vështirë që ta vriste vetëm këtë person dhe në këtë mënyrë ka ardhur Nuredini që ta kryenin bashkë vrasjen. Më datë 26.03.2022 kanë vajtur me Nuredinin për të vrarë personin në fjalë por nuk e kanë parë.”

Më tej Henrik Hoxhaj, ka shpjeguar se kishin vendosur të mbaronin punë vetëm 3 ditë më pas dhe para se të niseshin nga Fieri në drejtim të Elbasanit për të kryer porosinë e Suel Çelës, Nuredini ka futur në automjetin BMV X5 dy automatikë kallashnikov me fishekë në fole dhe dy pistoleta.

Edhe Nuredin Dumani në lidhje me këtë ngjarje ndër të tjera ka shpjeguar se ka qenë Suel Çela që i ka kërkuar që të vrasë Otin dhe i i çonte foton e Otit në telefon. Duke qenë se Henrik Hoxhaj nuk po e gjente Otin, Nuredini ka ardhur vetë nga Kosova për ta çuar deri në fund porostinë.

VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat