Kishte fshehur kanabis në makinë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari në Durrës, procedohet penalisht dhe pasagjeri

Shqipëria

Kishte fshehur kanabis në makinë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari në Durrës, procedohet penalisht dhe pasagjeri

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është kapur në flagrancë me kanabis në makinë, ndërsa do të procedohet penalisht dhe pasagjeri.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.K., 37-vjeç , ndërsa penalisht do të ndiqet M.R., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës/Policia, kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë një 37-vjeçar që kishte fshehur kanabis në automjetin që drejtonte.

Procedohet penalisht dhe pasagjeri në automjet.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin shtetasin italian M. R., 30 vjeç.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjer shtetasin M. R., kanë gjetur të fshehur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat