Anëtari i Kryesisë së PL u dhunua dhe u tërhoq zvarrë nga efektivët, pezullohet zv.drejtori i Policisë Kufitare malazeze

Shqipëria

Anëtari i Kryesisë së PL u dhunua dhe u tërhoq zvarrë nga efektivët, pezullohet zv.drejtori i Policisë Kufitare malazeze

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 12:29
Petraq Milo, kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë

Petraq Milo, kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, u dhunua nga efektivët malazezë në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ndërkohë “BalkanWeb” mëson se autori që ka dhunuar Petraq Milon është pezulluar nga puna.

Bëhet fjalë për zëvendësdrejtor i Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac.

Kujtojmë se Milo ka qenë së bashku me familjen e tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Ai është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga efektivë malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat